Besa mallkon autogolin, Ferronikeli afër titullit vjeshtor!

Interesant është se lideri i renditjes, Feronikeli nga Drenasi, ballafaqohet me rivalët direkt, ku pret Prishtinën dhe i shkon Trepçës ’89. Përveç këtyre tri skuadrave që janë në valle për titullin vjeshtor, edhe Hajvalia ka gjasa reale dhe pret gabimin e rivalëve të tij.
Besa e Pejës pati mundësinë e mirë, por barazimi në konak ia ka zbehur dukshëm gjasat për të prekur vendin e parë në vjeshtë. Pejanët barazuan 1:1 me Feronikelin dhe tash janë në vend të shtatë me 20 pikë ose gjashtë me pak se lideri, raporton BotaSot.
Veçori e kësaj ndeshje ka qenë se Besa dominoi dhe pati shumë raste, por nuk i realizuan, ndërsa shtatë minuta pa përfunduar ballafaqimi pësuan përmes autogolit të Fidan Hasanit. Ndaj, pejanët mallkojnë këtë autogol, ku ia mohoi edhe fitoren. Sulmuesi i Besës, Fatih Karahoda, tha se patën raste, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe barazimin e vlerësoi si rezultat jo i drejtë.
“Na u desh shumë fitorja, por kur se do nuk e do”, tha Fatih Karahoda, futbollist i Besës. “Prishtina e Trepça ’89 janë dy ekipe që nuk duhet t’i nënvlerësojmë dhe të jemi të koncentruar maksimalisht për këto dy sfidat”, thotë Mirlind Demaku i Feronikelit. /Telegrafi/



















































