LAJMI I FUNDIT:

Besa Luzha thotë se Vuçiqi mund të jetë më i lehtë për marrëveshje me Kosovën (Video)

Besa Luzha thotë se Vuçiqi mund të jetë më i lehtë për marrëveshje me Kosovën (Video)

Njohësja e rrethanave politike dhe analistja, Besa Luzha, ka thënë se nuk duhet harruar se cilit grupim politik i ka takuar Vuçiqi dhe nuk duhet pritur që ai të heq dorë nga tezat e Millosheviqit dhe Sheshelit.

Ajo në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini deklaroi se ndonjëherë në demokraci zgjedhjet u mundësojnë edhe personave me ide si Vuçiqi të marrin pushtetin.


“Ata kur e marrin pushtetin mundohet të realizojnë aspiratat nga një perspektive tjetër. As që është pritur që Vuçiqi të heqë dorë nga ajo që kanë përfaqësuar Millosheviçi apo Shesheli”.

Analistja ka thënë se kjo mund të jetë diçka e mirë për Kosovën pasi nuk ka kush i kundërshton më këto pikëpamje më ekstreme, në rast të arritjes së ndonjë marrëveshje.

“Në raport me Kosovën gjithmonë është ajo teoria se kur i vendos në dialog ata që janë më ekstremistët, nuk ka kush pas tyre të kundërshtoj diçka më tepër, kështu që zgjidhja arrihet më lehtë kur i ke në tavolinë dy ekstremet”, ka thënë Luzha duke shtuar se, “edhe te ne ka pasur zëra që është më mirë të negociojë dikush si Vetëvendosje për shkak të pikëpamje më ekstreme, që ka më shumë kushte”.

Luzha ka thënë se nga vizita dhe fjalimi i Vuçiqit në Kosovë megjithatë janë nxjerrë disa konkluzione, “ndër më kryesorit vërehet se Serbia vazhdon të ketë lidhje më të forta me Rusinë se me Evropën”.

“Aleanca e Serbisë me Rusinë është më e fortë se me Evropës, mesazhi i dytë është se ata nuk e kanë prioritet anëtarësimin në NATO por për shkak të aleancës me Rusinë ata duan të jenë një tampon zone mes dy aleancave, ose për ta rritur pazarin”, tha Luzha.

Luzha ka thënë se çdo sukses në bisedime, BE-ja ja ka faturuar Serbisë.

“Përkundër luftërave që ka bërë Serbia, ajo është më afër BE-së se vendet siç janë Bosnja apo Kosova që kanë qenë viktima të këtyre luftërave”, tha Luzha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori