Një vrasje me thikë e ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Hot i Ri në Shkodër shkatërroi jetën e dy familjeve; njëra humbi djalin vetëm 27 vjeç ndërsa familja e autorit ka frikë nga gjakmarrja.
Të afërmit e autorit jetojnë jashtë vendit. E vetmja që ka mbetur në Shkodër është familja e djalit të xhaxhait të autorit.
Anesti Shkambi fajëson kushëririn jo vetëm për vrasjen e rëndë, por edhe për gjëmën që i shkaktoi familjes së tij.
E ardhmja e tre djemve të familjes Shkambi është vënë në dyshim nga çmenduria e momentit të kushëririt të tyre.
Djali i madh i shtëpisë Osvaldo Shkambi është detyruar të ndërpresë universitetin “Luigj Gurakuqi” ku studionte për administrim biznesi dhe kohën e kalon mbyllur brenda shtëpisë.
Alvaro është vetëm 12 vjeç dhe ai ka një ëndërr të madhe, të bëhet një futbollist i njohur. Është pjesë e akademisë Vllaznia si portier por tashmë nga frika e gjakmarrjes nuk shkon më në stërvitje.
Afati i Besës, sipas Kanunit që respektojnë ende këto zona ka përfunduar për familjen Shkambi.
Në këto kushte, 4 muaj pas vrasjes dhe pa besën e gjakësit, Anesti Shkambi ka marrë një vendim për familjen e tij. Tre djemtë, Osvaldon 19 vjeçar, Fernandon 17-vjeçar dhe Alvaron 12-vjeçar do t’i largojë nga Shqipëria drejt një shteti tjetër… Ata më nuk ndihen të sigurt.
Pajtimi mbetet e vetmja zgjidhje për të ardhmen e këtyre familjeve, por sipas Anestit, në kushtet kur kushëriri i tij ka vrarë pa asnjë arsye shokun e tij Kolë Fermosin është e vështirë për ta tentuar pajtimin.
Gjithçka nisi të dielën e pashkës më 1 prill, kur Kolë Fermosi, 27 vjeç gjeti vdekjen pasi u qëllua nga shoku i tij Kristjan Shkambi jashtë një lokali pas një zënke. /Balkanweb/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi - juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? - flet drejtori i burgjeve

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj