Besa ende pa përforcime

Problemet me paga që kanë futbollistët janë tregues që pasiviteti në treg mund të vije nga gjendja financiare e klubit. E sapo kjo e fundit përmendet, kryetari Shemsedin Muhaxheri më nervoz. Ai shpërtheu gjatë një prononcimi për gazetën Arena, duke thënë se faji është i... mediave. “Ne nuk kemi nevojë për asnjë përforcim. Ju, mediat, po mundoheni vazhdimisht vetëm që të na destabilizoni neve”, tha i nervozuar ai, për ta mbyllur më pas telefonin.
Probleme financiare Besa pati edhe në prag të fillimit të edicionit, që si pasojë më pas patën edhe ndërrimin e kryesisë së klubit. Atë ‘përgjumje’ e shfrytëzuan disa futbollistë si Elvis Gacaferri, Besnik Morina, Adis Salihu e Sanell Bandiq që shkuan te Istogu, Fetim Kasapi që iku drejt Trepçës ’89 dhe Dukagjin Gashi, i cili përkundër marrëveshjes me klubin pejan iu bashkua më pas Drenicës. /Tribuna/Telegrafi/













































