LAJMI I FUNDIT:

Bernardeschi: Nuk ka rëndësi nëse jemi favorit në letër, duhet ta tregojmë në fushë

Bernardeschi: Nuk ka rëndësi nëse jemi favorit në letër, duhet ta tregojmë në fushë

Heroi i fitores së parë sezonale të Juvenstusit, Federico Bernardeschi, ka thënë se nuk ka rëndësi se ata janë favorit në letër, duhet ta tregojnë në fushë.

Ish-ylli i Fiorentinas erdhi nga banka rezervë dhe në fund shënoi golin e fitores në Stadio Bentegodi.

“Natyrisht që jam i lumtur, por pavarësisht golit, jam i lumtur që në ndeshjen e parë kemi marrë tre pikë”, ka thënë Bernardeschi për Sky Sport Italia.

Federico Bernardeschi duke festuar golin e tij me Alex Sandron (Foto: Getty Images)

“E dinim që nuk do të jetë lojë e lehtë këtu, posaçërisht me këtë nxehtësi. Por, futbolli tregoi edhe një herë se në letër nuk ka asgjë rëndësi, duhet ta dëshmojmë në fushë gjatë 90 minutave”.

“Natyrisht ne duhet të bëjmë më mirë, por paksa është e vështirë të mbajmë ritmin për 90 minuta në fillim të sezonit. Kemi marrë pikët dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Notat e lojtarëve: Chievo 2-3 Juventus, shkëlqen Giaccherini - Ronaldo nga më të mirët te Juve
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Chievo 2-3 Juventus, shkëlqen Giaccherini - Ronaldo nga më të mirët te Juve

“Duhet ta komplimentoj Chievon, ata kanë bërë paraqitje të madhe”, shtoi italiani.

Në ndeshjen e ardhshme Juventusi do të luajë kundër Lazios. /Telegrafi/

Dhe përqafimi i fitoes me Ronaldon (Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori