LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi probleme me zemër, i duhet t’i nënshtrohet operacionit

Berlusconi probleme me zemër, i duhet t’i nënshtrohet operacionit

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi do të bëjë ndërhyrje kirurgjike në zemër, pas një sulmi që do të mund ta vriste atë, ka bërë të ditur doktori i tij.

79 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni nga mesi i javës së ardhshme për shkak të problemeve në zemër, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.


Këtë e bëri të ditur, doktori Alberto Zangrillo, i cili tha se ish-kryeministri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Ai ka qenë kryeministër për katër herë radhazi, por së fundi ishte dënuar për mashtrim tatimor dhe ryshfet.