I pranishëm në takimin ku u diskutua për doktrinën e djathtë dhe konservatorizmin, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi kreun e dorëhequr të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën se nën drejtimin e tij PD-në u kthye në një organizate të majtë joqeveritare.
Sipas tij, ardhja në pushtet vjen vetëm përmes rikthimit te vlerat konservatore.
“Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar. Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Evropë për të gjitha këto”, tha Berisha.
“Ka vetëm një shpjegim: largimi me shpejtësi nga qeverisja që erdhi nga parimet e një qeverisje transparente, të përgjegjshme. Por ne nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën. PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja”, tha Berisha.
“PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD. Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën”, tha Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert