LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Testimi për rekrutimin e policëve ka qenë i padrejtë

Berisha: Testimi për rekrutimin e policëve ka qenë i padrejtë
Foto: Arkiv

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka treguar për shqetësimin e testimit për rekrutimin e policëve. Këtë shqetësim ai e ka kaluar tek Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ka pasur ankesa të shumta që ky testim ka qenë i padrejtë.

Në një konferencë për media Berisha tregon për numrin e kandidatëve që kanë kaluar në testim dhe ankesat e shumta që i kanë pasur këta të fundit.


“I janë nënshtruar testit 11 mijë e 292 kandidatë nga 35 kandidatë kanë kaluar 1.2 domethënë ata që kanë kaluar testin numri i tyre ka qenë shumë i ulët.

Ankesat kanë qenë se testimi apo pyetjet kanë qenë të një niveli tjetër dhe dihet që nuk është qëllimi i testeve që të bien të gjithë kandidatët, por që të ketë një numër më të madh që e kalojnë. Shqetësim tjetër është bërë një rënie e atyre që pretendojnë me apliku për Policinë e Kosovës.

Ankesë tjetër ka qenë se ka ra sistemi disa herë, sistemi kompjuterik i digjitalizuar i pyetjeve, pastaj kandidatët kanë pritur prej 4,5,6,7 deri në 9 orë për të hyrë që të testohen”, deklaroi Berisha.

Berisha beson që ky testim ka qenë i padrejtë dhe se shqetësimin që e ka lidhur me këtë e drejton në Qeverinë e Kosovës.

“Këtë shqetësim e kaloj te Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ligjërisht nuk bënë me u ulë kriteri sepse dështon krejt procesi…

Mirëpo kjo fazë ndoshta duhet me kaluar kështu edhe me bë një ri testim apo një ri-rekrutim menjëherë të kandidatëve të tjerë në mënyrë që me u plotësua kriteret sepse edhe numri është në rrezik mos me u plotësu.

Ky është vetëm testimi i parë do vijnë edhe testime tjera pastaj numri do zbritet edhe më tutje…Ankesat kanë ardhur edhe tek unë edhe në parti, kanë ardh edhe në komision kanë shkuar tek Avokati i Popullit kanë qenë kërkesa në çdo formë që kanë mundur dhe besoj që ka qenë i padrejtë me shumë probleme ndoshta edhe ka dështuar ky proces”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori