LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Spanja ka ndihmuar Kosovën – Borrell është njeri me kredibilitet

Berisha: Spanja ka ndihmuar Kosovën – Borrell është njeri me kredibilitet

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se pa u bërë bashkë i gjithë spektri politik në Kosovë nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Pa LDK dhe Vetëvendosjen nuk mund  të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, qysh do,  pa u ulur i gjithë spektri nuk mundet të ketë marrëveshje. Edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja rezultati do të jetë i përafërt”.


Kurse për të nominuarin për kreun e diplomacisë evropiane, ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, Berisha ka pasur fjalë më të zgjedhura për të, njofton Klan Kosova.

“E vlerësoj lart Josep Borrellin, një diplomat i rryer – njeri me kredibilitet dhe integritet”, ka thënë Berisha.

“Spanja është shtet i rëndësishëm që ka kontribuar për lirinë e Kosovës. Sekretari i NATO-së [Javier Solana] ka qenë spanjoll. Spanja ka kontribuuar pasluftës në Kosovë, kam punuar me ta. Ne shqiptarët japim, si thonë, një pite për një lakror”.

“Nuk kemi punuar me Spanjën dhe është koha që t’i lëmë udhëtimet e largëta dhe të merremi me udhëtime të afërta – dhe të merremi me pesëshen mos-njohëse. Ky është një njeri që edhe kur është nominuar Kosova nuk ka qenë në pikat-kriteret e përzgjedhjes. Mogherini ka qenë dështim total dhe ka rënë niveli i politikës së jashtme. Ky nuk lejon lojëra të ulëta dhe periferike. Ai e di që nuk do të jetë aty ministër i Jashtëm i Spanjës por përfaqësues i BE-së. Ky do të merret me tema të larta”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori