LAJMI I FUNDIT:

Berisha refuzon postin e udhëheqësit artistik të TKK-së

Berisha refuzon postin e udhëheqësit artistik të TKK-së

Në fund të qershorit të këtij viti, regjisorit Fatos Berisha i është besuar drejtimi i programit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, për katër vjetët e ardhshëm.

Berisha ishte vlerësuar si më i miri, duke marrë 93.89 pikë gjatë testit dhe intervistës. Por, ende pa u bërë katër muaj nga ky emërim, nëpërmjet një e-maili ka njoftuar se s’mund ta pranojë këtë detyrë, duke shtuar se refuzim ka të bëjë me arsye profesionale.