Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar sot Kryeministrin Edi Rama se nëse ai gjen qoftë dhe një deputet të inkriminuar në listat e PD-së që nga viti 1991, ai e dorëzon mandatin e tij.
Berisha, pasi nuk u lejua për të folur në Kuvend, nga mazhoranca, për vetëdeklarimet e zyrtarëve të lartë, foli jashtë selisë së Kuvendit. Ai tha: “Nëse gjen qoftë dhe një të vetëm që nga 1991 në listat e PD-së deri më sot, unë dorëzoj mandatin tim. Nëse gjen një të vetëm!”
Ish-kryeministri tha se: “këta vetë parlament nuk pranojnë. Këta nuk pranojnë fjalë në parlament. Natyrisht, se sot është ditë e tmerrshme për ta. Parlamenti konstaton një numër të caktuar vrasësish, trafikantë droge dhe prostitucioni, futur nga Rama në parlament dhe ligji u dha të drejtë atyre që bënë gjithçka për miratimin tij. Kuptohet sesa e vështirë ka qënë për ne me këtë përbërje parlamenti e këta bëjnë këtë akt të pashembullt..
Nuk ka më kriminel se ai që fut vrasësit në tempullin e demokracisë së këtij parlamenti!
Po ç’janë dy vëllezërit Frroku?! A nuk janë të dy me një akuzë?! Ligji i dekriminalizimit i nxori një nga një. Unë ju kërkoj juve…
Ne pamë listat e deputetëve, se deputetë janë dhe ata që nuk hynë dhe shikoni a do t’ju dalin 19 apo 24?! Mos u ngutni për vlerësimet, se vrasësit janë vrasës!
Nëse ju do të gjeni listat e “aleancës së qelbësirave”, veçanërisht listat e PS dhe të aleatit të saj, ju do të gjeni jo 19, po 23! Ajo, si quhet partia e Arben Frrokut… Mirëpo sot në vend të kërkojnë të falur…
Është njeri antikombëtar!
I thotë një ambasadori të një vendi kryesor se ata kriminelë ia ka marrë Sali Berishës!
Por, nëse gjen qoftë dhe një të vetëm që nga 1991, në listat e PD e deri më sot, unë dorëzoj mandatin tim. Nëse gjen një të vetëm!
Po të shpifësh e trillosh me akte të tilla, je më kriminel!
Është ambasador kryesor dhe e di edhe ai. Këtë e ka thënë dhe jo më larg se 3-4 ditë nga dita e sotme që “‘z. Rama më ka pohuar që ka marrë kriminelë nga veriu, se ato zona të tilla janë dhe unë ia mora për të fituar ndaj Sali Berishës”,- këmbënguli ish-Kryeminstri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak