Berisha: Rama përdor si “strofull” të fundit nacionalizimin


Më pas, Rama reagoi duke i thënë Berishës se Shqipëria është nën akuzë sot nga fqinjët për shkelje të të drejtave të minoritetit në Himarë dhe ai duhet të mbrojë hesapet e Shqipërisë, shkruan Top Channel.
“Fole nga havaja jote. Nuk ka lidhje fare masterplani, por një projekt urbanizimi, për sheshin e Himarës, për kopshtin e Himarës dhe ndërtesën e re të bashkisë. T’i ngatërrove dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Unë nuk vij këtu me libër shtëpie. Shqipëria është nën akuzë sot nga fqinjët për shkelje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty është që kur del këtu, të mos flasësh nga Havaja, por si ish-kryeministri i Shqipërisë për 8 vjet. Të mos ndash këtu hesapet që ke me mua, por të bësh hesapin e Shqipërisë”, reagoi Rama.



































