LAJMI I FUNDIT:

Berisha përshëndet vendimin e LDK-së që të mundësojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Berisha përshëndet vendimin e LDK-së që të mundësojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së që të marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur LDK-në dhe kryetarin e saj, ka thënë se   Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK në një akt në vlerësimin tim në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash t’i mundësojë parlamentit të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani presidente e Kosovës”.


“Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesinë e kësaj partie për këtë vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror e në respekt të plotë të vullnetit të qytetarëve dhe interesave më të mira të Kosovës”, ka shkruar Berisha, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot pas takimit me deputetët e partisë së tij, tha se LDK ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

“LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, tha ai.

Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që të gjithë 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori