LAJMI I FUNDIT:

Berisha njofton senatoren amerikane për presionin nga Serbia ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së

Berisha njofton senatoren amerikane për presionin nga Serbia ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së

Ministri i  Forcës së  Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane, njëherësh anëtare e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jeanne Shaheen.

Në takim, ministri Berisha e njohu senatoren Shaheen për procesin e tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi.


Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i kanë shprehur shqetësimin e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë  pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në fund të takimit, ministri Berisha e ka siguruar senatoren se FSK –ja do të mbetet forcë e besueshme, e përkushtuar dhe e gatshme në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.