LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Në sulmin kibernetik morën pjesë hakera iranianë, shqiptarë, rusë dhe serbë

Berisha: Në sulmin kibernetik morën pjesë hakera iranianë, shqiptarë, rusë dhe serbë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare të vendit, janë përfshirë hakera iranianë por edhe shqiptarë, rusë dhe serbë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po u fsheh të vërtetën qytetarëve.


“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, përveç hakerave iranianë, janë pjesëmarrës hakera në qeveri, hakera rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën, nga burime shumë serioze.

E thashë këtë, për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, të cilën ua fsheh shqiptarëve Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave të tyre personale filloi me dorëzimin e të dhënave të patronazhistëve”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori