Berisha: Me ndihmën e Plisave do ta mposhtim Kozhuvin

Prishtinasit sonte përballen me skuadrën maqedonase në kuadër të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike. Dhe, duke folur para ndeshjes, Dardan Berisha, ka kërkuar mbështetjen e plisave për këtë takim, të cilin e quan një finale para finales.
“Sigal Prishtina është e gatshme dhe më se e motivuar për sfidën e sotme”, ka thënë basketbollisti më i mirë në Kosovë në një prononcim për Telegrafin. “Loja do të jetë shumë e vështirë, pasi Kozhuvi ka një ekip shumë të mirë”.
“Kjo do të jetë një finale para finales. Shpresoj se me mbështetjen e plisave do të mund të shënojmë fitore”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se Sigal Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike pas fitores bindëse 98-70 ndaj skuadrës rumune Craiova. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































