LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Malisheva nuk iu përgjigj Asociacionit të Komunave të Kosovës për shkak të agjendës së ngjeshur

Berisha: Malisheva nuk iu përgjigj Asociacionit të Komunave të Kosovës për shkak të agjendës së ngjeshur

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka folur për situatën epidemiologjike që po e kalon Malisheva.

Berisha, për “RTV Dukagjinin” ka thënë se Malisheva nuk ka dërguar përfaqësuesin e saj në mbledhjen e Asociacionit të Komunave për shkak të agjendës së ngjeshur që kanë pasur në lidhje me luftën ndaj coronavirusit.


“Të gjitha arsyetimet tjera që dalin në media nuk janë të vërteta”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Berisha thotë se të gjitha vendimet që do të merren nga në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës do të shqyrtohen një nga një dhe për secilin vendim do të ketë përgjigje nga Malisheva.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës thotë se dy ditët e fundit janë shpresëdhënëse për këtë komunë pasi sipas tij edhe pse janë marrë mostra në këtë komunë askush nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Është inkurajuese se nga 66 pacientët nga Malisheva, 15 prej tyre janë shëruar plotësisht nga COVID-19”.

Berisha thotë se Malisheva është mirë e furnizuar me ushqime dhe barëra si pasojë e donacioneve nga miq të ndryshëm.

“Deri tani janë shpërndarë mbi 1100 pako ushqimore për familjet në nevojë”, tha ndër të tjera Hajdin Berisha.

Sot Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës për të debatuar lidhur me situatën aktuale në komuna dhe kërkesat e sfidat e komunave në parandalimin e shpërndarjes së pandemisë së Covid19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori