LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kush mendon se komisioni shtetëror ka shitur tokë, ta denoncojë në prokurori

Berisha: Kush mendon se komisioni shtetëror ka shitur tokë, ta denoncojë në prokurori

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, e ka akuzuar profesor Riza Smakën për reflektim të subjektit të tij politik lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Berishës, opinionet e partisë së Smakës nuk qëndrojnë.


“Në qoftë se dikush mendon se komisioni shtetëror ka shitur tokë të Kosovës, atëherë duhet ta denoncojë në prokurori të shtetit. Të gjitha materialet janë të publikuara, nga marrëveshja deri te të gjitha transkriptet nga mbledhjet e mbajtura”, ka thënë Berisha në “Rubikon” të KTV.