Deputeti i Nismas, Zafir Berisha, nuk është parë të jetë shumë aktiv kohëve të fundit në paraqitje televizive, por ka thënë se ka një arsye për këtë.
“Që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar, nuk kam dalë në paraqitje televizive. Për vetë faktin se po them nga 22 dhjetori (tentativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale) është një arsye por i mbetet të kaluarës”.
“Përkundër insistimit të gazetarëve, shpesh herë të interesuar edhe për të bërë top lajme nga zhargoni që përdor unë, nuk kam dalë. Por mbetem deputet që kam qenë aktiv, kritik dhe vetëkritik në seanca”, tha Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës .
“Brenda partisë gjithçka është në rregull. Kam qenë 2-3 muaj në aktivitete të zgjedhjeve të brendshme të partisë por nuk e kam ndërprerë angazhimin në seanca, edhe në Komisionet Parlamentare sepse jam anëtar i dy komisioneve”.
Ai thotë se “puna e deputetit në Komisione vërehet shumë pak derisa opinioni mendon se puna e deputetit është vetëm të qenit aktiv në seancë”.
Berisha që gjithë paraqitjet e tij të rralla nëpër mediume i ka ndërlidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se ai nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë Gjykatë.
“Unë i përkas deputetëve që kanë kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, kam lobuar kundër, edhe sot jam kundër. Kam qenë, vazhdoj me qenë dhe do të jem kundër pasi llogaris që padrejtësia më e madhe që i është bërë këtij vendi është Gjykata Speciale”.
“Nuk mundet të ma heqë askush prej mendjes se kjo Gjykatë është tendencë për të barazuar luftën e UÇK-së me luftën e Serbisë. Ka qenë, është dhe do të mbetet për mua e papranueshme”.
Sipas tij, “një iniciativë e tillë ishte burimore e dalë nga organizatat e ndryshme dhe qytetarët por në rrugëtim e sipër ka marrë një kahje tjetër”.
“Ideja ishte për të bërë ndryshime brenda Ligjit për Gjykatën, në fund doli që dikush donte ta shfuqizonte dhe u krijua një amulli, që tash besoj se edhe opinioni e ka të qartë se kush ka tentuar çfarë të bëjë. Vazhdoj ta kem qëndrimin e njëjtë që kam pasë prej fillimit, kjo Gjykatë është e dëmshme”, tha Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë