LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Gjiknuri dhe Balla, njerëzit që organizuan veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri

Berisha: Gjiknuri dhe Balla, njerëzit që organizuan veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri
LSA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp paraditen e së hënës, tha se njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të ish-zurtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri kanë qenë deputetët e Partisë Socialiste Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Berisha tha se “të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore.”


“Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal”, tha Berisha, raporton A2 CNN.

“SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës. Ndërkohë, theksoj se në krijimin e “background”-it të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv”, tha Berisha.

“Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim. A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA. Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë”, shtoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori