LAJMI I FUNDIT:

​Berisha e quan të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

​Berisha e quan të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha thotë se partia që ai përfaqëson do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Berisha thotë se në zgjedhjet që pritet të mbahen brenda 40 ditësh synojnë t’i kenë dy deputetë.

“Ne e kemi kapacitetin tonë që të garojmë vetëm pasi që ne garojmë për vende të garantuara dhe zakonisht para zgjedhjeve ne nuk bëjmë asnjë koalicion, jemi parti tek komunitetet goxha serioze dhe kemi një elektorat goxha stabil dhe mendoj se i plotësojmë të gjitha kushtet për të shkuar dhe garuar dhe pretendojmë që partia Liberale Egjiptiane që unë përfaqësoj kësaj radhe do t’i ketë dy deputetë që i bien maksimumin e që na jep sistemi zgjedhor neve”, theksoi ai.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Berisha e ka cilësuar si vendim të çuditshëm por që sipas tij ky vendim ka sqaruar edhe situate të tjera.

“Për mua një vendim i çuditshëm si vendim për shkak se konsideroj se janë tejkaluar pak a shumë kërkesat e parashtruesit është tejkaluar ka dal në një situatë tjerë. Megjithatë është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe si institucionalist që jam normalisht e respektoj dhe mendoj se ata i kanë arsyet e veta, mendoj se kanë sqaruar shumë situatë të tjera kur ne në të ardhmen e dimë dhe e kuptojmë edhe e dimë se si duhet të veprojmë për një gjë është një lloj fatkeqësie në këtë kuptim që me kohë me institucionet përgjegjëse si KQZ dhe gjykatat do të duheshin që ta kishin vëmendjen dhe as zotërinë Etem Arifi të mos e lejonin që të mos kandidonte”,tha ai.

Derisa thotë se nuk do të duhej që vendi në këtë kohë të shkonte në zgjedhje, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha thotë se sistemi politik në Kosovë duhet të ndryshojë.

“Është tepër e palogjikshme që ende pa i bërë një vit të plotë në funksionalitet po shkojmë në zgjedhje për mua vërtetë në Kosovë është bërë traditë që një vjet ose dy vite maksimumi të qëndroj një qeveri. Mendoj se sistemi politik duhet të ndryshojë dhe ashtu ne nuk e kemi pasur situatën e mirë çështja e presidentit ka qenë pengesë dhe mundësi eventuale që me shkua në zgjedhje. Mos miratimit të buxhetit e plotë arsye të tjera, megjithatë atë mendoj se duhet të ulemi dhe të punojmë në një reformë zgjedhor prapë po shkojmë me defektet e njëjta elektorale”, theksoi Berisha për kp.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori