LAJMI I FUNDIT:

Beretat Jeshile: Njihuni me njësinë ushtarake më vdekjeprurëse në botë (Foto)

Beretat Jeshile: Njihuni me njësinë ushtarake më vdekjeprurëse në botë (Foto)

Ata e quajnë veten profesionistët e heshtur por ne i njohin si Beretat Jeshile. Titulli i tyre zyrtar është Forcat Speciale Amerikane (FS).

w2


Ata njihen si grupi i luftëtarëve më elitarë në botë. Misioni i tyre është lufta e pazakontë – dërgimi i skuadrave të vogla të Forcave Speciale për t’u stërvitur e shndërruar në forca guerile.

w3

Ushtarët e FS veprojnë së bashku në një skuadër me 12 persona, ku secili ka një punë specifike: Zyrtari më i lartë është lideri i skuadrës. Rreshteri i armëve di çdo gjë në lidhje me armët në botë, rreshteri i komunikimit që shpërndan informacionet, dhe mjekët që mund të marrin jetë po aq shpejt sa t’i shpëtojnë atë.

w4

Mund të duket gjë e çmendur të dërgosh 12 persona në një vend armik, por nuk është aspak kur ato janë pjesë e Forcave Speciale.

w5

Forcat Speciale amerikane janë të njohur për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe profesionale në luftërat moderne.

w6

Së bashku me CIA-n, ata ishin amerikanët e parë që shkuan në terren në Afganistan vetëm një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit.

w7

Atje ata u lidhën me Aleancën e Veriut dhe e sollën Hamid Karzai në Kabul.

w8

Ata edhe pse ngjallin frikë janë të respektuar. Por në Forcat Speciale nuk futen të gjithë. Ushtria zgjedh një pakicë mes ushtarëve më të mirë që futen në provë.

w9

Trajnimi është fizikisht rraskapitës. Dhe kërkon qëndresë të jashtëzakonshme dhe aftësi mendore.

Vetëm pas 24 ditësh provë, vendoset nëse do të futesh në një tjetër vit trajnimi.

w10

Në atë vit përfshihet trajnimi i gjuhës, ku ushtarët mësojnë një gjuhë të dytë, aftësi specifike – si armët dhe radiot dhe më pas Robin Sage, që është kulmi i ushtrimeve trajnuese.

Pas këtij trajnimi prapë nuk marrin titullin e Beretave Jeshile, por titullin “Long Tab” të Forcave Speciale.

w11

Ata lëvizin më pas tek Grupi i Forcave Speciale dhe fillojnë të trajnohen me skuadrat prej 12 personash.

Më pas fillon trajnimi nga ajri. Ata hidhen nga aeroplani, me një maskë oksigjeni, deri sa të shkojnë në një lartësi të konsiderueshme 9000 metra.

Të hidhen sa më shpejt e më pas të sulmojnë një forcë armiqësore me armë të vogla në çështje sekondash.

w12

Nuk janë vetëm forcat detare SEAL në det. Gjithashtu edhe Forcat Speciale kanë një shkollë zhytjeje.

Edhe nëse grupi i tyre ka nevojë për trajnim dimri, do e bëjnë dhe atë.

Pas gjithë kësaj stërvitje janë gati për në fushën e betejës – duke shpërthyer dyer e duke gjëmuar djemtë e këqij.

Ose të ndihmojnë qeveritë e huaja në mbrojtjen e tyre. Gjithashtu stërvisin edhe ushtritë e tyre për t’i ndihmuar në luftë.

w1

Një gjë është e sigurt kur bëhet fjalë për FS. Ata kanë disa nga snajperistët me aftësi më të mëdha në ushtri.

Ata janë qitës të saktë dhe të shpejtë. Ata gjithashtu kanë disa nga mjetet më të mira, duke filluar që nga anti-tanket e deri te helmetat. Janë të mbështetur nga pilotët më të mirë të helikopterëve në botë.

Në Forcat Speciale edhe qentë luajnë një rol të rëndësishëm. Ndërkohë që lufta në Irak e Afganistan do të përfundojë, FS do të vazhdojnë të trajnohen për luftën e radhës.

Ata jetojnë me moton “Të çlirojmë të shtypurit”.

Ushtria amerikane nuk është e përbërë vetëm nga Forcat Speciale në qytet. Në vend ka edhe shumë njësi elitare të tjera. /Tirana Observer/