LAJMI I FUNDIT:

Berberi kinez që në vend të gërshërëve përdor aparatin për prerjen e hekurit (Video)

Berberi kinez që në vend të gërshërëve përdor aparatin për prerjen e hekurit (Video)

Një berber është filmuar duke ua prerë klientëve flokët me aparat për prerjen e flokëve në pjesën juglindore të Kinës.

Videoja që po bën xhiron e botës, shfaq berberin që përdor aparatin për prerjen e hekurit, për t’ia prerë flokët një klienti të guximshëm në qytetin kinez Ganzhou, transmeton Telegrafi.


Edhe pse në shikim të parë dukej si diçka e pabesueshme, ky berber me aftësi të jashtëzakonshme ishte shumë preciz në punën e tij, ndërsa klienti për asnjë moment nuk dukej i frikësuar.

Ky berber po cilësohet si më i rrezikshmi në botë, ndërsa metoda e tij ka filluar të aplikohet edhe nga disa nxënës të tij që me krenari po e promovojnë “punën” e tyre. /Telegrafi/