LAJMI I FUNDIT:

Berat: Vajza adoleshente bëri vetëvrasje pas presionit me video intime

Berat: Vajza adoleshente bëri vetëvrasje pas presionit me video intime

Mentaliteti dhe presioni psikologjik i marrin jetën 16-vjeçares, Adela Cacit.

Sipas njoftimit të policisë në Berat, adoleshentja u vetë-helmua me pesticide, pas përndjekjes prej disa ditësh me mesazhe telefonike nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të, në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.


Adela jetonte në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit. Ajo shkonte çdo mëngjes në gjimnaz me furgon.

“Mbrëmë folëm me vëllanë, ai ka furgonin, i çon poshtë e lart fëmijët në gjimnaz dhe tha “nuk e kuptoj, vajzë më e rregullt. Vinte në orar, mbaronte mësim dhe vinte direkt aty. Çupë punëtore, punonte në bujqësi. Vinte nga shkolla ndihmonte të atin, gjyshen, mamanë”, tregon një banor.

Menjëherë pasi vajza është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit, për ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar 16-vjeçarin që Adela e njihte prej dy vitesh. Pasi ajo humbi jetën në QSUT të martën, i akuzuari po hetohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale përndjekja. E ëma e djalit, Mimoza tregon se prindërit e Adelës e dinin mbi raportin që të rinjtë kishin me njëri-tjetrin si dhe i kanë takuar 5 ditë më parë: “Ditën e premte vjen i ati i vajzës dhe takon burrin dhe çunin, e thotë që sot e tutje dua që kjo lidhje të ndërpritet. Çuni ato që ka në telefon, foto dhe mesazhe ti fshiji. I tha çunit fshiji, ndërsa ai vetë si fshiu se vajza nuk kishte telefon”.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori