LAJMI I FUNDIT:

Beqiri i kundërpërgjigjet Glauk Konjufcës

Beqiri i kundërpërgjigjet Glauk Konjufcës

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes ku ky i fundit tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e kryetares së Kuvendit.

Beqiri ka thënë se ky propozim është jo serioz dhe kjo nuk është fryma e bashkëpunimit.


“Kandidimi i Vjosa Osmanit për postin e kryeministrit është një e drejtë ekskluzive e LDK-së e Këshillit të Përgjithshëm që të përcaktojmë për atë se me kë do t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Beqiri.

Konjufca: Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit
Lexo po ashtu Konjufca: Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit

Ai ka folur edhe për deklaratat e nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca i cili gjatë ditës së djeshme tha se Vjosa Osmani është e ndërtuar për postin e krye-parlamentarit.

“Mendoj që është jo serioze t’i thuhet se ‘LDK-së bie mirë sepse e kryen mirë punën e kryetarit të Kuvendit X personi edhe të president dhe ne (VV) po e marrim kryeministrin’. Nuk është kjo fryma e bashkëpunimit”, tha ndër të tjera Beqiri në RTV21.

E ish- deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci tha se është mirë që të marrin një përgjigje para datës 30 në mënyrë që të dihet se kush me kë do t’i hyjë fushatës zgjedhore.

“Besojmë që deri para datës 30 të qartësohet se si do të marrin pjesë subjektet në garë. Ka diskutim me LDK-në por akoma nuk ka diçka përfundimtare në këtë drejtim”, tha ndër të tjera ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori