LAJMI I FUNDIT:

Bentley që dikur shfrytëzohej nga mbretëresha, do të dalë në ankand për 200 mijë euro (Foto)

Bentley që dikur shfrytëzohej nga mbretëresha, do të dalë në ankand për 200 mijë euro (Foto)

Bentley Mulsanne që është shfrytëzuar nga Mbretëresha Elizabetë e Anglisë, do të dalë së shpejti në ankand, me çmimin fillestar prej 200 mijë eurove.

Por, kjo shumë pritet të jetë shumë më e lartë, pasi është paralajmëruar pjesëmarrja e shumë ofertuesve, që duan ta kenë këtë veturë luksoze në koleksion, transmeton Telegrafi.


“Shtëpia” është opsioni i integruar në navigator, që me lehtësi të vozitet nga çdo pjesë e Londrës, për në kështjellën Winsdor.

Megjithëse do të ndryshohet pronari, vetura do të vije me të gjitha pjesët nga druri i arës që janë shtuar më vonë, por i është hequr sirena me drita për të lëvizur më lehtë në trafik. /Telegrafi/