LAJMI I FUNDIT:

Bentley i parë elektrik do të jetë me teknologji të ‘drejtimit pa shofer’

Bentley i parë elektrik do të jetë me teknologji të ‘drejtimit pa shofer’

Vetura e parë elektrike e Bentley-t që do të dalë në shitje në vitin 2026, do të jetë e disponueshme me teknologjinë e drejtimit pa shofer, ka thënë CEO i markës, Adrian Hallmark.

Vetura elektrike e re – që do të prezantohet në vitin 2025 – do të ndërtohet në arkitekturën e re PPE (Platforma Elektrike e Performancës) e zhvilluar së bashku me Audi-n dhe Porsche-n dhe do të përdorë softuerin 1.2 të Grupit Volkswagen, i cili mundëson drejtimin pa duar, transmeton Telegrafi.


Hallmark e konfirmoi se Bentley do të përdorë teknologjinë Mobileye’s SuperVision.

Vetura elektrike Bentley fillimisht do të ofrojë autonomi të pjesshme të drejtimit pa shofer në autostrada dhe parkim të automatizuar, derisa me autonomi të plotë do të vijë më vonë.

Debutimi i Bentley-t në tregun e makinave elektrike shkon përtej një automjeti të vetëm.

Marka luksoze britanike ka një plan ambicioz për të lansuar pesë makina të reja elektrike brenda një periudhe prej pesë vjetësh, duke filluar me prezantimin e automjetit të parë elektrik në vitin 2025. /Telegrafi/