LAJMI I FUNDIT:

Benjamin Kololli nuk i ndal ‘predhat’ – shënon super gol ndaj Servettes

Benjamin Kololli nuk i ndal ‘predhat’ – shënon super gol ndaj Servettes

Benjamin Kololli ka vazhduar me formë të mirë në ndeshjet e Zurichut, ku po realizon edhe gola.

E fundit erdhi në ndeshje ndaj Servettes, ku mesfushori shqiptar shënoi pas dy goditjeve, një gol shumë të bukur.


Ai shënoi në minutën e 19-të për rezultatin 1-0.

Ky ishte goli i katërt i tij në këtë kampionat, ndërsa Zurichu po tenton që të zë një vend në ligat evropiane.

Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni po luajnë nga minuta e parë në këtë ndeshje për Zurichun.

Forma e lojtarëve të Kosovës që luajnë në Zurixh po rritet dita e ditës dhe pritet të jenë në formë të lartë për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut që zhvillohet në tetor. /Telegrafi/