Napoli pati një fillim të ngathët të sezonit, por është përmirësuar javët e fundit, pasi mposhti Romën të shtunën dhe mbrëmë fitoi ndaj skuadrës zvicerane me tre gola të Jonathan de Guzman duke marrë edhe kreun e grupit të garës evropiane.

“Për diferencën e golave, ishte e rëndësishme ne të shënojmë tre golat dhe të mos pranojmë asnjë. Ndoshta ne duhet të kishim shënuar më shumë”.


“Nuk dua të kemi problemet e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve”, thotë Benitez, duke iu referuar eliminimit nga para në bazë të diferencës së golave ndaj Arsenalit dhe Borussia Dortmund.

“E gjithë skuadra është zhvilluar tash, ideja jonë është të mendojmë për një ndeshje në kohë, ne nuk mund të shikojmë shumë përpara. Pastaj do të shohim se ku jemi”.

“Young Boys është një ekip që di si të luajë, por ne kemi punuar me intensitet dhe kualitet deri në fund. Edhe Rafael Cabral ishte i mirë”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app