LAJMI I FUNDIT:

Ben Stiller ribashkohet me gruan, pesë vjet pas ndarjes

Ben Stiller ribashkohet me gruan, pesë vjet pas ndarjes
(Foto: Entertainment Weekly)

Një prej komikëve më të pëlqyer hollivudianë, Ben Stiller, në një intervistë të fundit ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij, Christine Taylor, kanë vendosur t’i japin edhe një shans martesës së tyre.

Lajmin e gëzuar, aktori e ndau gjatë një interviste për revistën Esquire.


“Kemi qenë të ndarë, por tash jemi sërish bashkë dhe jemi shumë të gëzuar”, ka thënë Stiller, i cili me Christine ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

View this post on Instagram

A post shared by Ben Stiller (@benstiller)

“Kjo është gjë e mirë për gjithë familjen tonë. Papritur, dhe një nga gjërat që doli nga pandemia”, ka pranuar tutje aktori.

Ndahen çifti i famshëm pas 17 vjet martese
Lexo po ashtu Ndahen çifti i famshëm pas 17 vjet martese

Në vitin 2017, çifti njoftoi se po ndaheshin pas 17 vitesh martesë, ndërsa ishin takuar në xhirimet e “Heat Vision and Jack” në vitin 1999.

Megjithatë, gjatë kohës së pandemisë, ata vendosën se do të ishte mirë që Ben dhe Christine të qëndronin bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa gjatë asaj kohe e rikthyen edhe dashurinë. /Telegrafi/