LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck nuk mund t’i mbajë sytë larg Jennifer Lopezit edhe kur ajo është e nervozuar gjatë ngecjes së tyre në trafik

Ben Affleck nuk mund t’i mbajë sytë larg Jennifer Lopezit edhe kur ajo është e nervozuar gjatë ngecjes së tyre në trafik

Ben Affleck ka qenë imazhi i lumturisë që nga ribashkimi me ish-in e tij, Jennifer Lopez në fillim të këtij viti.

Dhe aktori i lindur në Berkeley, 48 vjeç, provoi se asgjë nuk mund ta thartë gjendjen e tij të humorit kur ishte me J.Lo të mërkurën, shkruan DailyMail.

Ben dukej më se i lumtur kur çifti u gjend i bllokuar në trafik në Los Angeles poshtë Bulevardit Sunset, duke i buzëqeshur të dashurës së tij, 51 vjeçe, ndërsa ajo hodhi kokën prapa dhe lëshoi një psherëtimë të madhe.


Ben ishte pas timonit, dukej i qetë si kurrë më parë i veshur me një këmishë klasike që tregonte krahët e tij.

Ndërsa Jennifer kishte vënë një palë syze dielli  dhe dukej mjaft atraktive me pamjen e san.

Duket se interpretuesja e hitit “Jenny From The Block” do t’i duhet të mësohet me trafikun e dendur të Los Angelesit.

Kjo pasi është përfolur se Lopez duket se do të zhvendoset nga Miami në Los Angeles për të qenë më afër Affleckut.

Javën e kaluar, Lopez u pa duke vizituar shkollën e mesme në zonë me djalin Max, që mesa duket konfirmon interesimin e tyre për t’u zhvendosur.

“Ben dhe Jen po kalojnë pothuajse çdo natë së bashku kur nuk po punojnë”, tha një burim i brendshëm për Us Weekly të enjten. “Ata planifikojnë të lëvizin së bashku shumë shpejt.”

Lajmi u parapriu nga një raport i 7 korrikut se dyshja janë ‘angazhuar’ për ‘të kaluar pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku’, pasi e kuptuan se kishin gjetur ‘dashurinë e vërtetë’.

“Ata janë plotësisht të përkushtuar për të ndërmarrë hapat e ardhshëm dhe për të kaluar pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku … Për sa u përket të dyve, ata janë vetëm të bekuar që kanë gjetur njëri-tjetrin dhe zbuluar dashurinë e vërtetë, të cilën shumica e njerëzve munden vetëm ta ëndërrojnë ndonjëherë”, tha më tej burimi.

Çifti i ribashkuar filluan lidhjen në vitin 2002 dhe u fejuan më vonë atë vit, por ata e prishën fejesën dhe u ndanë në fillim të vitit 2004. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë

Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Kalo në kategori