LAJMI I FUNDIT:

Bellingham me akuza të mëdha për gjyqtarin: I paaftë për ta drejtuar një ndeshje të tillë

Bellingham me akuza të mëdha për gjyqtarin: I paaftë për ta drejtuar një ndeshje të tillë

Përfaqësuesja e Anglisë është eliminuar nga Kupa e Botës në fazën e çerekfinales nga Franca.

Anglezët përkundër se kishin pritshmëri të mëdha për ta fituar Kupën e Botës, një gjëje të tillë nuk ia dolën, duke u eliminuar nga Franca me rezultat 2-1.


Megjithatë pas eliminimit, anglezët kanë filluar akuzat ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Padyshim që mesfushori më i mirë i ‘Tre Luanëve’ këtë Botëror ishte Jude Bellingham, i cili ka folur për humbjen e pësuar nga Franca.

Mesfushori i Borussia Dortmund ka akuzuar gjyqtarin brazilian Wilton Pereira Sampaio, i cili nuk ishte në nivelin për të gjykuar një sfidë të tillë.

“E them sinqerisht, gjyqtari nuk mu duk i aftë për ta drejtuar një sfidë të tillë”.

“Çdokush mund të përjetojë një ndeshje të keqe, qoftë ai futbollist ose gjyqtar. Mendoj se ai nuk ishte aty ku duhej të ishte, flas për sa i përket nivelit të lartë të kësaj ndeshjeje”, deklaroi Bellingham.

19-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje në Kupën e Botës ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori