LAJMI I FUNDIT:

Bella dhe Gigi Hadid pozojnë të zhveshura për fushatën biblike të Versace

Bella dhe Gigi Hadid pozojnë të zhveshura për fushatën biblike të Versace

Motrat Gigi dhe Bella Hadid u zhveshën për një fushatë të re të Versace, duke pozuar të zhveshura së bashku ndërsa mbuloheshin me zgjatje flokësh deri në bel dhe një palë çanta dore të vendosura në mënyrë strategjike.

Duke luajtur në temën “Adami dhe Eva”, dyshja shihen duke mbajtur një mollë të vetme teksa një gjarpër rrëshqet në këmbën e Bellas.


“Perëndeshat e mia Versace”, ka shkruar stilistja Donatella mbi imazhin në Instagram.


“Kjo është epike”, shkroi supermodelja Shalom Harlow, megjithëse disa kritikuan përdorimin e një kafshe për argëtim dhe të tjerë e quajtën foton djallëzore.

Fotoja seksi është pjesë e një fushate më të madhe nga dyshja e famshme e fotografisë Mert Alas dhe Marcus Piggott, duke përfshirë fotot e publikuara më parë të motrave duke pozuar me vetë Donatellan.

Kohët e fundit motrat kanë bashkëpunuar në më shumë projekte, më së fundi duke u ngjitur në pistën e Michael Kors gjatë Javës së Modës në New York me fustane të ngjashme me tegela të zeza. /Telegrafi/