Belegu të mërkurën takohet me kryetarin e FIBA-s

Temë e takimit do të jetë bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet FIBA Evropës dhe FBK-së posaçërisht pas klimës shumë të favorshme për Kosovën, të krijuar pas pranimit të KOK-ut në KON.
Takimi Demirel - Belegu i paraprin mbledhjes së radhës së Bordit Qendror të FIBA Evropës, që mbahet në Munih, të premten më 14 nëntor, raporton BotaSot.
FBK këtyre ditëve ka intensifikuar kontaktet me zyrtarët më të lartë të FIBA-s dhe FIBA Evropës dhe po ashtu është njoftuar se Kosova do të jetë një prej pikave të rendit të ditës në mbledhjen e Bordit Qendror të FIBA Evropës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































