LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Ulje të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël

Bekteshi: Ulje të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël

Vendimi përfundimtar për çmimin e energjisë elektrike për tregun e rregulluar, është në duart e KRRE-së, thotë ministri Bekteshi. Sipas tij, është e sigurt që do të ketë ulje të çmimi të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël siç janë kompanitë mikro dhe të vogla.


“Ulje të çmimit në pjesën e konsumatorëve të vegjël do të ketë, është e sigurt. Për këtë tashmë janë siguruar mjete dhe dje është miratuar edhe plani aksional me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Presim që në mes të janarit të marrim fondet nga BE-ja, me të cilat do të mund të ndihmojmë drejtpërdrejt kompanitë mikro dhe të vogla.”, – deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Çmimi i energjisë për amvisëritë, Bekteshi: Kush harxhon pa nevojë, të paguajë

Sa u përket amvisërive, Bekteshi thotë se po bëhen përpjekje që mos ketë rritje drastike të çmimit

“Sa i përket amvisërive, ata qytetarë që harxhojnë më pak do të paguajnë më pak, ndërsa ata që harxhojnë pa nevojë ata do të paguajnë më shumë.”, – theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Pandemia dhe kriza energjetike, Bekteshi:Tatim shtesë fitimi për ata që përfituan

Qeveria shqyrton edhe vendosjen e një tatimi shtesë të fitimit për ato veprimtari që kanë përfituar gjatë pandemisë dhe krizës energjetike.

“Ajo do të jetë si ndihmë që nëpërmjet masave të ndryshme të transferohet tek qytetarët. Unë qëndroj pas asaj dhe posaçërisht për ato veprimtari energjetike, farmaceutike, kompani të sigurimeve, mos të flas për kazinotë, bastoret, për të cilat i dini të dhënat për fitimet e tyre këtë vit.”, – u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Këto komente Bekteshi i bëri gjatë shënimit të 90 vjetorit të themelimit të Odës së zejtarëve të RMV-së. (TVM2)

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori