LAJMI I FUNDIT:

Bekim Lumi, faleminderit dhe na fal

Bekim Lumi, faleminderit dhe na fal

Emocione, trishtim dhe lot në sy në publikun e teatrit Heppel & Hettlich në Munih, në takimin e organizuar për nder të regjisorit të madh të teatrit në Kosovë, tashmë të ndjerit Bekim Lumi.

Në një njoftim për manifestimin, ndër të tjera thuhet: “Bekim Lumi është gjallë, kur bota perëndimore dëshiron të mësojë për një vend të ngritur nga hiri i luftës – Kosova. Sepse, Bekim Lumi ishte dhe është një kapitull i rëndësishëm i historisë moderne të artit”.

Alo Radio Kitrra! Alo Bekim Lumi, lajmërohu…
Lexo po ashtu Alo Radio Kitrra! Alo Bekim Lumi, lajmërohu…

Një nga organizatorët e takimit, Hawre Zangana, ka analizuar idenë e Bekim Lumit, të trupës së shfaqjes “Arturo Ui”, që performuan sikur regjisori i tyre vdekur është gjallë, duke e sjellë në skenë arkivolin. “Pas shfaqjes, aktorët dhe audienca e shoqëruan atë në udhëtimin e tij të fundit në panteon e artistëve të pavdekshëm”, thuhet në njoftim. Sipas Zanganas, kjo është diçka që tejkalon edhe Teorinë e Heterotopisë të filozofit Michel Foucault.

Mbesa e tij kujton momentin e fundit që ndau me dajën e saj. Ishte një udhëtim në male. Papritmas, ai pa një vaskë të braktisur që e kishte impresionuar. Pas pak, ajo pa të njëjtën vaskë në skenë (“Arturo Ui”)! Ishte frymëzimi i punës së tij të ardhshme. Pra, ajo e kuptoi se tërë jeta e Bekim Lumit ishte teatër. “Ai ishte tërësisht i përkushtuar në teatër; ky ishte tempulli dhe shtëpia e tij”, tha ajo.

Pushofsh në paqe Bekimi i mirë…
Lexo po ashtu Pushofsh në paqe Bekimi i mirë…

Mbesa, trupa dhe shumë të tjerë që e kanë njohur, e kanë admiruar dhe dashur, ishin pjesë e këtij takimi. Aty ishte edhe nëna e tij, një figurë e ngjashme me protagonistet e tragjedive të lashta greke.

“Edhe pse është një ngjarje e trishtë, si rekuiem, është një rast të mblidhemi dhe t’i japim nderime një njeriu të veçantë që u zbulua dhe u njoh nga audienca gjermane nga Sabine Bohlau. Arti dhe Kosova ishin në zemrën e saj të madhe. Edhe sot ajo nuk e kupton se pse Bekim Lumi ka vuajtur aq keq nga dhembjet e sëmundjes”, thuhet një njoftim për të përfunduar me këtë fjali: “Bekim, nëse na sheh lart, faleminderit për atë që na dhe e na fal që ishim të vegjël për të njohur madhështinë tënde”. /Telegrafi/