Bekim Jashari, ka zyrtarizuar sot rikandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt. Kështu ai synon edhe për një mandat tjetër në udhëheqjen komunale.

Para qindra qytetarëve në Skenderaj, Jashari u shpreh i bindur se do dalin fitues nga gara e 17 tetorit në zgjedhjet lokale, meqë siç thotë ai këtë e dëshmuan pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes, duke u rreshtuar në qeverisje me duar të pastra.

“Ne sot sapo bëmë zyrtarizimin e kandidaturës sime dhe listës sonë të pavarur, që do garojmë në zgjedhjet e tetorit. Dhe se sot, kjo prezencë, kjo mbështetje dhe përkrahje e qytetarëve të komunës më jep më shumë obligime dhe më shumë vendosshmëri dhe një vëmendje të veçantë që unë të jem shumë i kujdesshëm që këta qytetarë të mos i dëshpërojë por t’i gëzoj me punën dhe projektet që presim”.

Tutje tha se ai do respektojë të gjithë kundërkandidatët, pa dallim, dhe kjo masë e qytetarëve sot, tregon më së miri rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne do punojmë dhe në punët që na presim deri në ditën e zgjedhjeve, në projektet në vazhdim”, u shpreh ai.

Videon e ceremonisë mund ta shikoni KËTU./Telegrafi.