LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari: Skënderaj dha mesazh se vetë qytetarët duhet të qeverisin me Komunën

Bekim Jashari: Skënderaj dha mesazh se vetë qytetarët duhet të qeverisin me Komunën

Kandidati i pavarur për kryetar të Skënderajt, Bekim Jashari, i cili i ka fituar në zgjedhjet e sotme, në mesazhin e fitores ka theksuar se “secili prej jush që ka votuar sot, e ka lënë me dorën e vet një shenjë të rëndësishme në histori”.

Fjalimi i bekim Jasharit:


Të dashur vendas të mi,

Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave,

URIME FITORJA TE GJITHEVE!!!

Me kërkesën tuaj si qytetarë për t’i dëgjuar hallet tuaja në vizita dhe takime të panumërta, ju ma dhatë një obligim të shenjtë. Gjatë fushatës time kemi biseduar mes vete me sinqeritet, dhe jua kam premtuar vetëm ato gjëra që jam në gjendje t’i mbroj edhe me çdo kusht: transparencën, llogaridhënien, qeverisjen e pastër!

Njëzëri ne dolëm me zotimin tonë kryesor: Bashkë për Skënderajn tonë!

Njëzëri ne mbajtëm fjalën dhe në vendvotime, u bëmë bashkë për Skënderajn tonë!

Secili prej jush që ka votuar sot e ka lënë me dorën e vet një shenjë të rëndësishme në histori. Sot Skënderaj dha mesazh se vetë qytetarët duhet të qeverisin me Komunën.

Kjo, të dashur vendas, është fitorja juaj!

JU FALEMNDERIT!

Nga nesër fillon koha jonë për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve tonë; për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje; për të ri-kthyer shpresën dhe për të ndërtuar prosperitetin; për t’ju ri-kthyer idealeve të të parëve tanë që thellë në shpirtin e tyre kanë besuar gjithmonë se duhet të jemi të gjithë të bashkuar për Kosovën tonë, për Skënderajn tonë!

Urime Skënderaj, urime miq dhe dashamirë, urime qytetarë të Skënderajt!

Ju sot në Skënderaj me dorën e tuaj ndërtuat këtë copë histori!

Nesër vazhdojmë me punë, të përkushtuar, të hapur, dhe me faqe të bardhë!

Sonte le të festojmë së bashku. Urime!

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori