Bekë Berisha: Kurti vetëm po përçan, nëse ia ndërpresim, Kosova do të ecë përpara

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një konferencë për media ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar se situata aktuale po ndikon negativisht në unitetin dhe perspektivën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai kritikoi qasjen e udhëheqjes aktuale, duke e akuzuar për përçarje dhe dëmtim të interesave të vendit.
“Edhe me këto punë ashtu qysh duhet, duhet me ditë kënd e kemi përballë. Ky njeri veç është tu përça. Nëse ia ndërpremë përçamjen këtij njeriu, ka me ecë edhe Kosova, edhe kemi me u zhvillu, edhe kemi me mbërri të gjitha aspiratat tona”, ka thënë Berisha.
I pyetur nga gazetarët për perceptimin në opinion publik se opozita po shfaqet komode në këtë situatë, si dhe për mundësinë e organizimit të protestave të përmendura më herët nga Ramush Haradinaj Berisha ka mohuar një gjë të tillë.
“Kurrë… nuk jemi komod fare. Jemi të shqetësum jashtëzakonisht me krejt këto zhvillime, me krejt këto çka po ndodhin. Mirëpo, kur t’preket rendi kushtetues, liria jonë, kur t’bëhet hajgare krejt kjo çka jemi ne, atëherë ne duhet me mbrojtë veten. Unë nuk jam deputet, as k’tu i zgjedhun aksidentalisht, veç që jem ardhë edhe jemi zgjedhë se ka ashtu këtu plot, sikur njani që vjen k’tu. Ne i ndiejmë t’gjitha problemet e Kosovës, i ndiejmë n’shpirt. Por çka me bë që tash janë mundu me etiku, me zhvleftësu çdo gjë, për mu fuqizu dikush që është i dëmshëm për këtë vend”, u shpreh ai.
Në një tjetër pyetje lidhur me pretendimet për mosftesë të AAK-së në takime politike çështje e ngritur edhe nga Besnik Tahiri, Berisha tha se kjo qasje, sipas tij, do të prodhojë efekt të kundërt.
“Na bën nder neve, se ky ka me mobilizu atë pjesën edhe atë brumin ma t’mirë t’këtij vendi për m’ju kundërvu e me ndryshu këtë situatë. Ky për këtë e ka. Ky problemin ma t’madh e ka me neve. Këqyre, kur ta mohon edhe ekzistencën, ky e di se ne kemi me fitu. Edhe tash e di çka jam tu i thanë, se nuk ka me i dalë ashtu. Ky është i vogël me na mohu ekzistencën neve, se ne jemi Kosova, ne jemi k’ta që kemi dashtë me dhanë çdo gjë për këtë vend edhe kemi dhanë çdo gjë për këtë vend. E që ky s’të ka shkrep n’jetë, këtë po ju garantoj se krejt paska vlerë ky zotëria i ri”, tha Berisha.





















































