LAJMI I FUNDIT:

Bejta prezanton sportin e ri ‘Frizbi’ në Gostivar

Bejta prezanton sportin e ri ‘Frizbi’ në Gostivar

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit për Telegrafi Maqedoni njofton se sot në Gostivar është prezantuar sporti i ri ‘Frizbi’ nga organizata ndërkombëtare “10 Million Discs”.

Trent Simmons, president i bordit drejtues në organizatën jo qeveritare ndërkombëtare për zhvillimin e të rinjve “10 Million Discs”, sot qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit.

Pas takimit me shefin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, Pajtim Saiti, Simmons u prit edhe nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta.

Qëllimi i vizitës dhe takimeve në Komunën e Gostivarit, ishte prezantimi i platformës së kësaj organizate. Simmons gjatë takimit me kryetarin Bejta, e njoftoi që qëllimi kryesorë i organizatës që përfaqëson është angazhimi i të rinjve përmes sportit, fokusi është te të rinjtë që vijnë nga vendet që kanë pasur konflikt.

Simmons tha që misioni i “10 Million Discs”, është promovimi i zhvillimit mental dhe fizik i të rinjve në mbarë botën, kurse u fokusua në promovimin e një sporti të ri “Frizbi”, i cili tashmë është i përfshirë edhe në lojërat olimpike.

Ky sport, promovon principet mesa vijojnë: kundërshtar i juaj nuk është armiku juaj, ju jeni vet përgjegjës për të ndjekur rregullat, nëse vjen puna në ndonjë konflikt ju vet e zgjidhni atë duke diskutuar pa pasur nevojën e gjyqtarit, si dhe respekti reciprok

Simmons kërkoi bashkëpunimin e Shkollave të Mesme të Komunës së Gostivarit, me çka, mori përgjigje pozitive nga Komuna e Gostivarit. Në të ardhmen do të trajnimi i trajnerëve të ardhshëm të këtij sporti. /Telegrafi/