LAJMI I FUNDIT:

Bejta dhe Zhernovski shprehen për bashkëpunim ndërkomunal

Bejta dhe Zhernovski shprehen për bashkëpunim ndërkomunal

Kryetarët e komunave të Gostivarit dhe komunës Qendër, respektivisht, Nevzat Bejta dhe Andrej Zhernovski, kanë realizuar sot një takim pune.

Kryekomunarët kanë folur për situatën e tanishme politike në Maqedoni. Që të dy kanë vlerësuar se qeveria, e ashtuquajtur reformuese, duhet t’i hedhë të gjitha hapat për demokratizimin e shtetit dhe për sundimin e ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, qeveria e koalicionit do të punojë në krijimin e kushteve për përparim ekonomik të të gjithë qytetarëve, pa dallimetnie, feje apo përkatësie partiake, si edhe për zhvillim të barabartë të të gjitha komunave të Maqedonisë.

Bejta dhe Zhernovski kanë folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet të dy komunave për projekte të përbashkëta./Telegrafi/