LAJMI I FUNDIT:

Bëhu pjesë e kampanjës “Dhuro edhe ti”

Bëhu pjesë e kampanjës “Dhuro edhe ti”

Shoqëria ka nevojë për të gjithë dhe të gjithë duhet t’u gjendemi pranë, si në të mirë edhe më shumë në të keqe, e një ndër mundësitë për të treguar përkrahjen, janë edhe festat e fundvitit.

Këtë vit, Klubi i Bamirësisë i përbërë nga një grup studentësh të Kolegjit Universum, po organizon kampanjën “Dhuro edhe ti” e cila ka për qëllim që të tregojë se me një dhuratë simbolike mund të sjellim buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve me kushte të rënda ekonomike.

Po ashtu, përmes kësaj ky klub dëshiron të demonstrojmë këtë dimension human, duke u bërë pjesë e këtij aktiviteti dhe duke kontribuar sipas mundësive.

Kësaj kampanje i janë bashkangjitur edhe disa kompani si: Apetit Group, Fluidi Corporation, Mulliri Vëllezërit Telaku 2, Vipa Chips dhe Liri Prizren, andaj, bashkimi edhe i ndonjë kompanie tjetër në këtë iniciativë studentore bamirëse, do ishte mëse e mirëseardhur për këtë klub.

Të gjithë ju që dëshironi të bashkoheni duke kontribuar për familjet dhe fëmijët në nevojë, e që sado pak ti gëzohen këtyre festave të fundvitit, ju lutem kontaktoni në: 044 144 062 ose në faqen e facebook-ut, jo më larg se 28.12.2017.

Artikull i sponzorizuar