LAJMI I FUNDIT:

Bëhu një grua që ka guximin të largohet nga çfarëdo që nuk ju bën të lumtur

Bëhu një grua që ka guximin të largohet nga çfarëdo që nuk ju bën të lumtur

Bëhu një grua e cila është mjaftueshëm guximtare të largohet nga çdo gjë apo nga çdo kush që nuk ju bën të lumtur.

Bëhu një grua e cila është mjaftueshëm e fortë të largohet nga një lidhje toksike dhe të mos shikoj prapa asnjëherë.


Bëhu një grua e cila e largon nga jeta e saj çdo njeri që nuk ju respekton.

Bëhu një grua e cila do të ndahet me këdo që nuk ju bën të ndiheni mirë për veten.

Bëhu një grila e cila largohet nga familjarët dhe miqtë të cilët gjithmonë marrin nga ju, por asnjëherë nuk ju japin ndonjë gjë.

Bëhu një grua e fortë e cila i del krah vetes.

Lini prapa çdo njeri dhe çdo gjë që është toksike për shpirtin tuaj.

Mos u bëni një grua e cila qëndron dhe pranon më pak se ç’meriton.

Mos falni, harroni dhe të jepni shanse të dyta. Bëhuni një grua e cila harron, falë, por vazhdon tutje me jetën e saj.

Sepse shumë shpesh pranojmë trajtim të keq vetëm se nuk duam t’i humbasim personat e caktuara.

Bëhuni mjaftueshëm guximtare që të largoheni nga çdo gjë në mënyrë që të ecni drejt lumturisë dhe përmbushjes shpirtërore. /Telegrafi/