LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale Kupa e Botës së Ballonit: Pique organizoi lojën që u bë shpejt e famshme dhe u fitua nga Peru

Bëhet virale Kupa e Botës së Ballonit: Pique organizoi lojën që u bë shpejt e famshme dhe u fitua nga Peru

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është përgjegjës për organizimin e Kupës Botërore të çmendur të Ballonit.

Ngjarja përuruese e mbajtur në Spanjë u fitua nga Peru javën e kaluar – dhe pikat kryesore janë diçka që duhet shikuar.


I famshmi në internet Ibai Llanos që bashkë-organizoi ngjarjen me mbrojtësin 34-vjeçar të Barçës, Pique.

Rregullat për turneun janë të thjeshta – mos lejoni që tullumbace të prekë dyshemenë.

Por, konkurrenca është e ndërlikuar, pasi ka një numër të pengesave të mbushura përreth hapësirës, me një video të postuar në Twitter nga theScore esports.

Njëra prej tyre përfshin një veturë – si dhe divane, tavolina, karrige dhe pothuajse gjithçka tjetër që mund të imagjinoni, madje ka edhe një tub gjigante.

Sa herë që një garues lejon që tullumbace të prekë dyshemenë kundërshtarit të tij i jepet një pikë.

Dhe ngjarja u fitua nga peruani, Francesco de la Cruz, i cili mundi Jan Spiess të Gjermanisë me rezultat 6-2 në finale.

Organizatori Pique ishte dukshëm i kënaqur me mënyrën se si u zhvillua turneu me 32 skuadra, duke thënë: “Ishte e mahnitshme, është diçka krejtësisht e ndryshme”.

“Ndonjëherë ju duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të provoni gjëra të reja”.

Frymëzimi për ngjarjen erdhi nga vëllezërit dhe motrat Antonio, Diego dhe Isabel Arrendondo, të cilët postuan video duke luajtur lojën argëtuese në TikTok e cila më vonë u bë virale.

Disi loja pastaj përparoi më tej, për të pasur turneun e vet të Kupës së Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/theScoreesports/status/1449069435315269633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1449069435315269633%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.thesun.co.uk%2Fsport%2F16456654%2Fballoon-world-cup-peru-barcelona-gerard-pique%2F