LAJMI I FUNDIT:

Begu: Vendet e punës që po krijohen nga sektori i teknologjisë janë të qëndrueshme

Begu: Vendet e punës që po krijohen nga sektori i teknologjisë janë të qëndrueshme

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare të Inovacionit (ICK), Uranik Begu të gjitha vendet që po krijohen në sektorin e teknologjisë së informacionit në vend janë të qëndrueshme.

Sipas tij ky sektor në Kosovë po tregohet mjaftë me perspektivë.


“Kemi dashur që ky bashkëbisedim të zhvillohej edhe herëve të tjera, e jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Është bërë një progres, ku është ndihmuar vazhdueshëm në rritjen e këtij sektori. Ajo që është evidente, Kosova e vuan një profil të vetin ekonomik. TIK-u po tregohet si një sektor që ka perspektivë. Këto vende pune që po krijohen në këtë sektor janë të qëndrueshme. Pra, është një sektor që krijon mirëqenie, ku të ardhurat e tejkalojnë mirëqenien”, tha Begu.

Sipas tij, ky sektor ka mundësi të mira për zhvillim.

“Sektori ka pasur një zhvillim organik, mirëpo ka pasur edhe iniciativa, por që nuk është punuar mjaftueshëm. Besoj se kemi mundësi të mira, mbi angazhimin e partive politike, që të krijohen politika të duhura”, shtoi ai.

Çavolli: Pandemia ndihmoi zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë
Lexo po ashtu Çavolli: Pandemia ndihmoi zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë

Po ashtu, sipas drejtoreshës ekzekutive të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), Vjollca Cavolli, pandemia COVID-19 ka ndihmuar në zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative në Kosovë.

Ajo ka shtuar se, Qeveria nuk ka ndihmuar mjaftueshëm që të zhvillohet ky sektor.

“Qeveria nuk i ka ndihmuar këtij sektori, por është ndihmuar në vet-vete”, tha ajo.

Ky bashkëbisedim që po organizohet nga ICK, Telegrafi.com dhe STIKK po diskutohet me përfaqësues të partive politike dhe nga komuniteti i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.

Diskutimi po fokusohet në plan programet e partive politike për digjitalizimin dhe inovacionin në prag të fushatës zgjedhore. /Telegrafi/