LAJMI I FUNDIT:

Begaj dekreton lirimin e tetë ambasadorëve dhe emëron shtatë të tjerë, zëvendësohet ambasadori në Kosovë

Begaj dekreton lirimin e tetë ambasadorëve dhe emëron shtatë të tjerë, zëvendësohet ambasadori në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të tetë ambasadorëve dhe emërim e shtatë ambasadorëve të tjerë.

Sipas dekretit të publikuar nga Presidenca, lirohet Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.


Gjithashtu, lirohet Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit në Republikën e Irakut, jorezident.

Lirohet Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident. Lirohet Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Lirohet gjithashtu Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident. Lirohet edhe Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Lirohet Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Lirohet Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Në anën tjetër kanë dalë edhe dekretet e emërimit të ambasadorëve të rinj të Shqipërisë.

Sipas dekreteve, emërohet Petrit Malaj, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident. Gjithashtu emërohet Ilir Hysa, Ambasador i Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador në Republikën e Irakut, jorezident.

Më tej, emërohet Ilir Tepelena, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident. Emërohet Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Emërohet Oljan Kanushi, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident, ndërkohë Mimoza Halimi emërohet Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet edhe Sokol Dedja, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident. /Telegrafi/