LAJMI I FUNDIT:

Befasuese dhe shqetësuese: Më të mëdha janë kursimet e qytetarëve se buxheti i shtetit

Befasuese dhe shqetësuese: Më të mëdha janë kursimet e qytetarëve se buxheti i shtetit

Shuma e mjeteve materiale të kursyera të qytetarëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, është më e madhe se sa buxheti i përgjithshëm i vendit.

Përderisa buxheti për këtë vit kap shifrën rreth një miliard e 600 milionë euro, depozitat e qytetarëve janë një miliard më tepër, apo mbi dy miliardë e 600 milionë euro.


Përveç kësaj vlere, qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta tjera, shuma e të cilave arrin në 127 milionë.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vërehet se nga vlera e përgjithshme, depozitat e ekonomive familjare kapin shifrën rreth dy miliardë euro, kurse ndërmarrjet kanë të kursyera mbi 500 milionë euro.

Megjithatë, ekspertë për çështje financiare shumën e mjeteve të kursyera e konsiderojnë befasuese, por edhe shqetësuese. Sipas tyre, Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, kurse në anën tjetër kanë arritur në mbi 2. 6 miliardë euro depozitat në banka.

E, shqetësues mbetet fakti se në mungesë të një ambienti të sigurt për investime, qytetarët obligohen që mjetet e tyre financiare t’i mbajnë të bllokuara në institucionet financiare, pavarësisht faktit se norma e interesit në depozita është jashtë zakonisht ulët.

Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte që këto mjete të shfrytëzohen për biznese ose shërbime.

“Në Kosovë ende nuk ka strategji zhvillimore, e cila në mënyrë racionale do t’i angazhonte këto depozita. Atëherë norma do të rritet edhe në depozita, kurse përfitimi më i madh është për ekonominë dhe shtetin, pasi krijojnë mundësi të rritjes së normës së Bruto Produktit Vendor”, thotë Mustafa.

Eksperti për çështje financiare, Mejdi Bektashi, tregon se dekadën e fundit, për çdo vit ka pasur rritje të vlerës së depozitave. Arsyeja e mbajtjes së parave të ngrira, sipas tij, tregon pasiguri për të investuar, po njëherësh tregon besimin që qytetarët kanë ndaj institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë.

“Unë besoj se një pjesë e madhe e këtyre mjeteve janë të bashkatdhetarëve tanë që punojnë në botën e jashtme. Dhe, të njëjtat i mbajnë në Kosovë. Në aspektin ekonomik, tërheqja e parave nga qarkullimi zvogëlon konsumin që mund të paraqitet edhe si pengesë për zhvillimin ekonomik”, thotë Bektashi.

Mustafa ndërkaq thotë se nevojiten programe të veçanta për shfrytëzimin dhe angazhimin e këtyre mjeteve.

“Është dëm i madh investues dhe ekonomik mbetja e këtyre depozitave të ngrira me një normë të ulët të interesit”, thotë Mustafa.

Edhe Mejdi Bektashi, nuk e mohon faktin se te qytetarët ekziston edhe elementi i pasigurisë, që këto mjete t’i investojnë në prodhim apo shërbime tjera të caktuara.

Ndryshe, norma efektive e interesit për depozita të ekonomive familjare është 0.9 për qind, kurse për ndërmarrje 1.2 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ekonomi
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Botë
Kalo në kategori