Befason Lil Wayne, publikon albumin që mund të shkarkohet pa pagesë

Lil Wayne ka bërë shumë bujë për Ditën e Pavarësisë së Amerikës duke lansuar albumin e tij të ri, “Free Weezy Album”, ekskluzivisht në “Tidal”.
Albumi i ri vjen pasi që reperi muajin e kaluar kishte nënshkruar një marrëveshje që të bëhej aksionar i kompanisë së shërbimeve të muzikës online.
I titulluar FWA (‘Free Weezy Album’ – që është teknikisht një ‘mixtape’ që nuk shitet, por u jepet si dhuratë fansave) , albumi është në dispozicion në “Tidal” që nga mesnata e të shtunës.
Përmban 15 këngë ku kanë kontribuar edhe artistët tjerë, si Youn Jeezy dhe Ëiz Khalifa, transmeton koha.net.
Albumi “The Carter V” që po pritet qe një kohë të gjatë nga fansat e Ëayne, është vonuar për shkak të betejës së vazhdueshme të këngëtarit me Birdmanin.
Si kërkimfalje, Wayne më parë lansoi dy ‘mixtape’, të fundit në muajin janar. /Telegrafi/




















































