LAJMI I FUNDIT:

Befasia e madhe vjen nga Peja: Besa ia merr një pikë Dritës

Befasia e madhe vjen nga Peja: Besa ia merr një pikë Dritës

Besa e ka ndalur befasisht Dritën në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës, me rezultat 1-1.

Skuadra nga Peja e filloi më mirë takimin, pasi qysh në minutën e 19-të, kaluan në epërsi me anë të Ardi Tahirit që shënoi me kokë.


Kampioni në fuqi më pas tentoi t’i barazonte shifrat në 1-1, por pa ndonjë rrezik për portën e vendasve në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, Drita ishte e vendosur mjaftë mirë në sulm dhe ia doli që të barazonte rezultatin.

Ishte minuta e 62-të, kur Betim Haxhimusa i barazoi shifrat, pasi shfrytëzoi një harkim të Ilir Blakçorit, duke shënuar me kokë.

Skuadra nga Gjilani mori motiv të madh nga ky gol dhe krijoi dy shanse të mira për gol, por dështuan lojtarët t’i konetizonin.

Ishte Xhevdet Shabani (64’) dhe Ardian Limani (68’), që dështuan të shënonin në shanset e mira.

Drita ishte më pas shumë me fat, pasi goditja e Etnik Brrutit në minutën e 73-të, u ndal nga traversa.

Pas javës së 31-të, Drita ka rënë në vendin e tretë me 65 pikës, një më pak se Prishtina në të dytin dhe dy më pak se Ballkani, që është lider, derisa Besa në të fundit me 11 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori