Befasia e Besës vjen me 1 gusht

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima pas disa ditësh do të vijë me projektin e saj të ri.
Këtë paralajmërim e ka bërë vetë artistja shqiptare, e cila përmes rrjeteve sociale ka informuar fansat se kënga e saj e re do të publikohet me datën 1 gusht, transmeton Telegrafi.
Duke mos dhënë asnjë detaj rreth projektit, Besa ka thënë vetëm se kënga është e punuar nga Flori Mumajesi dhe do të vijë e realizuar me videoklip nga “Threedot Production”.
Kujtojmë se “14” dhe “Amelia”, janë dy videoklipet e fundit të këngëtares, të cilat u publikuan gjatë muajit shkurt të këtij viti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































